E shtunë, 14 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 21 sekonda më parë
Sport

Tottenham duel force me Dortmund, ekipet me mungesa të shumta

DORTMUND, GERMANY - NOVEMBER 21: Serge Aurier of Tottenham and Raphael Guerreiro of Dortmund battle for the ball during the UEFA Champions League group H match between Borussia Dortmund and Tottenham Hotspur at Signal Iduna Park on November 21, 2017 in Dortmund, Germany. (Photo by TF-Images/TF-Images via Getty Images)

TotTenham –Dortmund është kthyer thuajse në një klasike në vitet e fundit në Europe për shkak të faktit se këto dy klube janë përplasur shumë herë ndaj njëra tjetres në champions.

 

Përveçse është një sfide anglo-gjermane, të cilat kanë prodhuar gjithnjë emicion dhe duele të forta, në këtë çift kemi të bëjmë me dy ekipe që luajnë futboll të bukur e ku ka pritshmeri edhe për shumë gola.

 

Reklamë

Vërtet nuk janë dy skuadra të cilat kuotohen lart për fitoren finale të champions, por fakti që kemi të bëjmë me skuadra që janë në vendet e para në kampionatet respektive e bën duelin me pritshmeri goxha të madhe.

 

Skuadra e Dortmund kryeson Bundesligen e mbështetur tek një ndërhyrje mes lojtarëve me eksperiencë dhe talenteve ndërsa Tottenham ndodhet në vendin e trete në kampionatin anglez, dhe është një ekip me stabilitete në vitet e fundit në rezultate.

 

Megjithatë trajneret respketive kanë disa probleme në formacione pasi Pochetinos të mërkurën do ti mungojë Kane dhe Dele Ali ndërsa gjermanet nuk do të kenë shërbimet e Rojs dhe Akanji.

Vazhdo të lexosh

Reklamë