Aventurës së Kristjan Asllanit te Torino duket se i ka ardhur fundi, e ardhmja e tij duket gjithashtu shumë larg Interit, megjithatë interesi i skuadrave të Serie A për të mbetet i madh.
Mediat italiane raportojnë se Asllani mudn ta mbyllë këtë sezon te skuadra e Parmës ose e Sasuolos të cilat kanë shfaqur interes për mesfushorin kuqezi.
Të dyja skuadrat e Seria A janë në nevojë, për një mesfushor me karakteristikat e Asllanit siç raportohet nga “Sportitalia”. Vetë Interi ndërkohë e sugjeroi te Fiorentina, që më parë shfaqte interes për Asllanin.
Asllani e refuzoi kategorikisht Sasuolon gjatë verës. Po ashtu të njëjtën gjë bënte edhe me ofertat, që mbërrinin nga jashtë Italisë.





