E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Topi: Kriza nuk zgjidhet nëse nuk ndryshon sistemi, e djathta po dobësohet

Ish presidenti Bamir Topi mendon se krizat politike në Shqiperi janë pasojë e ndryshimeve kushtetuese në vitin 2008 mes PD dhe PS.

Topi, gjykon se kjo situatë konfliktueale në mjedisin politik shqiptar do të vazhdojë të jetë e tillë nëse sistemi nuk ndryshon.

“Po nuk u ndryshua sistemi, mbajeni mend qe gjerat do te vijojne te jene te tilla per shume vite. Do ta mbeshtes publikisht Bashen nese do ta beje zyrtare kerkesen per ndryshimin e sistemit zgjedhor. Jam i bindur qe Rama nuk do kete kurajon te dal kundra

Bamir Topi, aktualisht kryetar I FRD dhe me një të kaluar të rëndësishme në selinë blu, tha në emisionin “Real Story” sse fryma e së djathtës në Shqiperi po sfumohet nga dita në ditë ndërsa e majta është më e konsoliduar.

“Shoh qe fryma e se djathes vjen gjithnje duke u sfumuar. Ne rast se e majta eshte e konsiliduar, nuk shoh nje te djathte te tille”

Vazhdo të lexosh

Reklamë