Subscribe

Ish-kryetarja e parlamenti Jozefina Topalli eshte rikthyer pas 40 vjetesh ne Universitetin e Shkodres, per te marre nga bashkeqytetaret e saj cmimin e karrieres.

 

Nga qyteti te cilin ka perfaqesuar ne parlament per me shume se 2 dekada, Topalli ka rrefyer jeten e saj gjate diktatures kur familja e saj ishte e persekutuar, duke hequr paralele mes atyre viteve te veshtira e qasjes qe sot kryetari i partise demokratike ka ndjekur ndaj saj.

 

 

JOZEFINA TOPALLI

 

ISH-KRYETARE E PARLAMENTIT

 

 

Kujtoj im ate, qe me thoshte:Neve na kane shpallir armiq te popullit.

Si mendon se mund te te lejne te ndjekesh studimet e larta.?!!

Se pse une isha armike e popullit une prap se kuptoja.

Por kush mendon se historia nuk perseritet gabohet.Nese sot guxon te thuash cfare beson dhe kritikon shefin”  perseri armik  mund te te shpallin.Mund te te thojne se je edhe e deklasuar ..biles edhe kolaboracioniste.

 

 

Topalli ka akuzuar kreun e PD, Basha, se per te ruajtur pushtetin e tij nxorri opoziten jashte parlamentit dhe e la pa perfaqesim ne pushtetin lokal.

 

 

Por kurren e kurres nuk mund ta besoja se ne liri , vendi yne te vuante nga mungesa e perfaqesimit, sepse dikujt, per te ruajtur karrigen e vet i interesonte djegia e mandateve dhe mos hyrja ne zgjedhje.Gjerat jane te çuditshme ne jete.

 

Para studenteve, Topalli ka theksuar se te rinjte jane shpresa e ketij vendi i cili ka nevoje per levizje te reja politike.

 

Nuk ka as qeveri dhe as opozite. Ata kane deformuar demojracine e brishte. Ata ose bejne pazare ose bejne shantazhe ndaj njeri tjetrit. Eshte me mire te ikin 4 shahistat e te rrijne shqiptaret.Nese forcat e vjetra nuk reformohen, ka vetem nje zgjidhje-: Nje levizje e Re. Levizje per ndryshim.

 

Jozefina Topalli ka qene gjithnje kritike e kreu te PD, Basha, por vecanerisht djegia e mandateve e bojkoti i zgjedhjeve e kane bere ate zerin me te ashper kunder liderit te opozites.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *