Menjëherë pas përfundimit te kuvendit ka reaguar ish-nënkryetarja e PD Jozefina Topalli. Topalli ka deklaruar se Basha dështoi te miratonte statutin, pasi nuk kishte kuorumin e nevojshëm per te çelur votimin. Topalli ka përllogaritur se kuvendi ka 7 mije delegate, ndërsa salla e Pallatit te Kongreseve ka vetëm 2500 vende, nga te cilat nje pjese ishin bosh gjate votimit.

 

“Tani Lulzim Basha hipi avionit dhe ik ne Holande; kështu çlirohet dhe PD nga pengmarrja,” shkruan Jozefina Topalli. Ndërsa ish-nënkryetari tjetër i PD Astrit Patozi ka deklaruar se mes demokrateve u vendos tashme perdja e hekurt. “për fat të keq, sot Partia Demokratike ngjason shumë me Berlinin e pasluftës, kur sovjetikët dhe gjermano-lindorët morën vendimin për ndërtimin e murit famëkeq.  Ky kuvend ishte perdja e hekurt e Lulzim Bashës për të ndarë demokratët dhe për të izoluar përfundimisht nga çdo gjë perëndimore atë që ka mbetur nga Partia Demokratike e drejtuar prej tij,” shkruan Astrit Patozi.

 

Edhe ish-ministrja e integrimit Majlinda Bregu ka bere nje postim ne rrjetet sociale ku ironizon kuvendin. Nje statut per kryetar te PD-se shkruan Bregu, duke e shoqëruar komentin e saj me nje pjese nga fjalimi i Bashes i mbajtur ne vitin 2014. Pasi statuti i vjetër na çoi ne humbje te 230 mije votave, sot mes brohoritjeve u zgjodh statuti i ri! Poshtë statuti i humbjes! Rroftë statuti i fitores! Përfundon reagimin Majlinda Bregu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *