Subscribe

Kreu demokrat, Lulzim Basha reagoi pas deklaratës së ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli se do të jetë pjesë e partisë “Lëvizja për ndryshim”.

 

Basha deklaroi para gazetarëve se kushdo që i bën opozitë Edi Ramës dhe përpiqet ta rrëzojë nga pushteti, është i mirëpritur në frontin opozitar.

 

Në rast të kundërt, një parti opozitare që punon për të mbajtur në pushtet Ramën, Basha paralajmëroi se do të marrë përgjigjen që meriton.

 

“Nuk paragjykoj dhe nuk dua të paragjykoj asnjë që është në opozitë me Edi Ramën. Çdokush që bën të kundërtën, pavarësisht si apo sa mundohet ta fshehë, e kanë të pamundur ta fshehin sepse qytetarët e kuptojnë dhe nuk janë budallenj. Ftesa ime ka qenë dhe mbetet për këdo. Aq më tepër për individë brenda PD që kanë patur një jetë politike dhe kanë patur vlerësimin e demokratëve.  Kush ndihmon për largimin e Edi Ramës, është i mirëpritur. Kush përpiqet me apo pa maskë të zgjasë qoftë për një orë largimin e Edi Ramës, shqiptarët do t’u japin përgjigje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *