Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli deklaroi se Shqipëria sot gjendet në një situatë të vështirë për shkak të korrupsionit.

 

Duke komentuar raportin e Organizatës ndërkombëtare të Transparencës IT për korrupsionin, Topalli tha se vendi ka nevojë për ndryshim.

 

Sipas saj, sot politikanët po pasurohen përmes korrupsionit, ndërsa qytetarët po vuajnë.

 

“Korrupsioni është faktori themelor që ka varfëruar vendin, që ka zhytur qeverinë në skandale, që ka thyer besimin tek lidershipi i tre partive dhe që ka vrarë shpresën. Lufta kundër korrupsionit është kyç për ndaljen e rënies së ekonomisë, të institucioneve të vendit e të demokracisë. Korrupsioni nuk luftohet nga ata që e kanë kthyer atë në mjetin e pasurimit të tyre e të familjeve të tyre. Vendi ka nevojë për ndryshim, për lidership të pakorruptuar”, tha në “Facebook” Jozefina Topalli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *