Gazetarja Aida Topalli e ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për një trend të ri që po përhapet në TikTok dhe që po merret shembull nga të rinjtë.
Ajo tha se lufta e bandave është kthyer në luftë mes fansave të grupeve rivale në TikTok. Sipas saj po hapen grupe fanpage në emër të bandave rivale, ku të rinjtë i shohin tashmë si idhuj.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Shumë personazhe të botës së krimit që promovohen në media, ndërsa ata që janë heronjtë e vërtetë lihen në hije, sa ndikon kjo te adoleshentët?
Topalli: Ne mediat ecim dhe punojmë për klikime dhe kemi harruar të edukojmë. Ne bëjmë një lajm që flet për vrasje dhe klikohet 100 fish më shumë, se sa një lajm që bëhet për një mjek, apo për një libër. Çfarë ndodh? Kanë edhe alegoritmin për tu parë këto lajme. Fjala kyçe që përdoret më shumë në rrjette sociale është vrasje dhe dhunë. Nëse hyn në rrjete sociale pjesa më e madhe që të dalin janë lajmet e kronikës së zezë. Tani ka dalë edhe një trend tjetër në TikTok ku kemi shfaqen e dhjetëra faqeve që flasin për personazhe të njohur të botës së krimit dhe i kanë kthyer ata në heronj. Ka nisur një luftë në TikTok nga bandat rivale të hapura nga fansat e trye. Sot jemi në fazën që kemi në rrjete sociale fanpage të botës së krimit. Sot po shijha një video në TikTok festoni dhe pak sa të shfaqet fantzma.
Borakaj: Po kush i nxjerr këto?
Topalli: Kam përshtypjen që janë fansat dhe adhuruesit e këtyre personazheve, e mitit të të fortit. Padiskutim që këto faqe shihen dhe ndiqen nga adoleshentë, nga të rinj. Më thonë fëmijët në lagje: hë me e pe çfarë hodhi në TikTok ai grup.





