Ky gol, ose më mirë të themi ky supetrgol I shënuarf në frymën e fundit, praktikisht shpëtroi kampionet e botës nga turperimi në këtë botëror..
E jo vetëm kaq,, mpor mund të jetë një pikënisje për një tjeter botëror, atë që deri tani gjermanet nuk e kishin realizuar si duhet…
Epilogu I ndeshjes Gjermani-Suedi, I vlefshëm për grupin F ishte nje thriller I vërtete, por që shkon përshtat me përshkrimin që I bëhet historikisht tradites gjermane në futboll se ata janë një skuadër turnesh që nuk dorëzohen kurrë pavarësisht se në cfarë kushtesh ndodhen..
Kundër Suedisë u gjenden në distavantazh dhe realizuan përmbysjen e madhe edhe pse luajtën pas minutës se 80 me 10 lojtarë.
Natyrisht pancerat nuk vodhen asgjë pasi edhe këtë herë sikurse ndaj meksikses sidom,os në pjesën ë dytë dominuan thuajse titalisht duke krijuyar një sërë rastesh për shënim por finalizimi vazhdon të jetë një problem për skuadrën e Lëv.
Starti I ndeshjes ishte I qetë dhe I ekuilibruar në një farë mënyre, me Rojs që ndalet nga Lindelof në proven e parë drejt portës kundërshtare, ndërsa rasti më I mirë I takon suedezeve në minutëne 14 kur Berg shpërthen drejt portës së Nojer por finalizimi është I dobët ndërsa nordiket pretendojne edhe për një penallti ..
E megjithatë në minutëne 32 Suedia befason duke kaluar ne avantazh me anë të Toivonen në një tjeter rast humbje përqëndrimi dhe vendosje të gabuar nga mbrojtja gjermane teksa sulmuesi fiton duelin e shpejtësise me Rudiger dhe ndëshkon Nojer me një tip mbi kokën e tij.
Reagimi gjerman nuk është ai që pritet në këtë fraksion lojë dhe moment më I mirë vjen pas një tentative te Gundogan I futur në fushë pas dëtimit të Rudit. Në pjesën e dytë Lëv hedh në fushë edhe Gomez për Draksler dhe Gjermania duket një skuadër tjeter, e shpejte, aggressive. Goli I barazimit vjen shpejt me anë të Rojs dhe kjo I jep mundësi kampioneve të botës të nisin ofensiven për përmbysjen e shifrave. Hector Rojs dhe Kros nuk arrijnë dot të ndeshkojnë Suedine e cila nga ana e vet terhiqet shumë dhe në vetëm pak raste mendon të kundërsulmojë, por kur e bën këtë është teper e rrezikshme me Forsberg. Kartoni I dytë I verdhe I Boateng në minutrëne 80, duket sikur vulsën mbrëmjen e erret gjermane, por pancerat sikurse e kanë ne gen nuk dorezohen dhe tentojnë gjithcka për gjithcka. Gomez ndalet nga Olsen, Brand godet shtyllen derisa në minutëne 5 shtesë dhe të fundit Kros, me nje të djathtë fantastike con në delir gjermanet, të cilët e kanë vetë fatin në dorë tashmë pasi një fitore me nje rezultat të thelle kundër koresë së jugut do të mjaftojë për të shkuar ne 1/8 ndërsa Suedia humbet një shans të artë dhe tani do të luajë gjithcka për gjithcka kundër meksikes.





