Tomorri rikthehet në Kategorinë e Parë, presidenti Demo: Suksesi falë punës në grup

Ekipi beratas i futbollit “Tomorri” është rikthyer tashmë në kategorinë e parë.
Pas shumë përpjekjeve të stafit teknik të ekipit që punuan me profesionalizën dhe përkushtim gjatë gjithë sezonit futbollistik për të arritur objektivat e synuara si dhe falë lojës së mirë në fushë të të gjithë futbollistëve,ekipi i futbollit Tomorri arriti ti rikthejë dinjitetin e munguar prej vitesh skuadrës beratase.
Rezultati i arritur 5-0 në ndeshjen kundër Albpetrolit ishte vendimtar për rikthimin e skuadrës në kategorinë e parë.
Për presidentin e furboll-klub “Tomorrit”, Ervin Demon,kalimi i ekipit beratas në kategorinë e parë është një lajm fantastik për qytetin sepse ekipi i ka rikthyer dinjitetin skuadrës së Tomorrit dhe Beratit, që është një nga qytetet-që sipas Demos-ka traditën më të gjatë përsa i përket skuadrave elitare që ka pasur Shqipëria ndër dekada.
“Ne gjetëm një skuadër futbolli në kushte jo të mira por ne arritëm që në një kohë të shkurtër të vendosnim objektiva të qartë për skuadrën, stafin teknik dhe futbollistët, ndërkohë që mbështetja e bashkisë ka qënë maksimale. Kjo frymë skuadre që ne kemi ndërtuar solli edhe rezultatin pozitiv, pasi skuadra e Tomorrit doli kampione në grupin B të Kategorisë së dytë dhe kjo garantoi futjen automatikisht në Kategorinë e parë. Me futjen e ekipit të futbollit Tomorri në Kategorinë e parë ne si bashki do të fillojmë një plan afat-mesëm përsa i përket ngritjes së skuadrës nga pikëpamja teknike dhe konkurueshmëria. Do të përpiqemi të sigurojmë në të ardhmen sponsora seriozë në mënyrë që të arrijmë të ofrojmë një skuadër konkuruese në nivelet më të larta të futbollit shqiptar. Ky rrugëtim do të jetë me shumë sfida por përsa i përket performancës, nivelit të pikëve dhe golavarazhit Tomorri ka një diferencë shumë të madhe nga skuadrat që ka më poshtë,”- ka thënë Presidenti i futboll-klub Tomorrit,Ervin Demo.




