Dervishi Hasan Carkanji, i cili shërben në tyrben e Abaz Aliut në Malin e Tomorrit, në një rrëfim për autoren dhe moderatoren e Quo Vadis në Vizion Plus, Pranvera Borakaj, ka zbuluar disa nga mrekullitë që kanë ndodhur në këtë vend të shenjtë.
Ai ka treguar se aty janë shëruar njerëz, madje ka patur raste kur njerëz të paralizuar apo me paterica, kanë ecur vetë pas lutjeve që kanë bërë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Duhet të flejë patjetër besimtari në Malin e Tomorrit?
Dervish Hasan Carkanji: Këtu flihet tre netë, por nuk është e domosdoshme. Në këto zona e kanë traditë që duhet të vijnë tre ditë, duhet të vinë tre vite rresht?
Borakaj: Pse është kjo?
Dervish Hasan Carkanji: Është traditë.
Borakaj: Ka njerëz që vijnë më shumë se tre herë?
Dervish Hasan Carkanji: Po ka.
Borakaj: Ju personalisht çfarë historish keni dëgjuar që ju kanë lënë mbresa?
Dervish Hasan Carkanji: Një histori kur e kam përjetuar vetë kam qenë 12-13 vjeç, nusja e kushëririt tim ka qenë shumë sëmurë, që fëmijë kishte dhimbje të tmerrshme koke. Burrit të saj i del në ëndërr Abaz Aliu, i thotë do vish këtu në Malin e Tomorrit, ata erdhën dhe u lutën, që prej atij momenti nuk pati më dhimbje koke. Ka patur njerëz me paterica, pas lutjes i kanë lënë patericat këtu.





