E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tomorr Alizoti me blegtorin në Berat: Bujqësia, në kushte mesjetare

Drejtuesi i PD për Qarkun e Beratit, Tomor Alizoti pati një takim me një blegtor, në kuadër të fushatës elektorale.

 

Fermeri u ankua se mbështetja për ta ka munguar dhe prandaj i bëri thirrje qeverisë që do të krijohet pas 25 prillit që të mendojë edhe për ta.

 

Reklamë

Tomor Alizoti tha se kushtet e bujqësisë janë mesjetare dhe prandaj nevojitet ndryshimi.

 

“Subvencionim direkt, investim në teknologjinë bujqësore është i domosdoshëm, pasi bujqësia ka nivel më keq se mesjetar. Është jo e konkurrueshme. Nuk konkurron brenda vendit, jo më të konkurrojë tregun rajonal, si Kosova. Ndryshimi do të vijë jo vetëm për ju, por për të gjithë shqiptarët, pasi Shqipëria e ka të domosdoshëm ndryshimin ekonomik dhe politik.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë