Eugenia Tomini, shefe e Shërbimit të Gjurmimit të Epidemive e ftuar në emisionin “Kapital” në Vizion Plus tha se javët në vijim do të jenë vendimtare sa I takon përhapjes së COVID-19 në Shqipëri. Tomini tha se masat e ndërmarra nga strukturat shteterore si mundësi për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit kanë qënë koherente me atë që ndodhte në europë dhe botë.

 

 

Aktualisht jemi në javën e dytë të rasteve të paraqitura në Shqiperi. Duke llogaritur edhe periudhen e inkubacionit pra ato 14 dite qe pasojne nga kontaktet e pacienteve te pare por edhe nga eksperienca në vendet e tjera , ne presim që javët në vijim ti kemi vendimtare per Shqiperine.

 

 

Ajo shtoi se ne kete rast distancimi social eshte jetik per te frenuar perhapjen.

 

” Nuk mund te dalim te gjithe si familje per te bere pazar, ashtu sikurse nuk mund te dalim te bejme xhiro sikur te mos kete ndodhur asgje. duhet patjeter te respektojme rregullat. Vetem keshtu mund tia dalim mbane”

 

 

Tomini pranoi se pas pandemisë së 2009 me gripin e derrit H1N1, ky rast tregoi se bota nuk kishte marrë masat e duhura për ti paraprire emergjencave të mëdha të kësaj natyre.

 

 

Kjo pandemi tregoi se bota është e papërgatiture para emegjencave të tilla shendetësore.Megjithatë kjo është një luftë e përbashket, e të gjithë strukturave shteterore

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *