Tom Doshi dëshmon në SPAK, ish-deputeti: U pyeta për zgjedhjet e pjesshme në Rrogozhinë
Për dy orë, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi dha shpjegime në Prokurorinë e Posaçme. Ai u paraqit në orën 9:00 të mëngjesit, pranë SPAK, ku u pyet si person në dijeni. Pasi la këtë insistucion ish-deputeti deklaroi se ishte thirrur për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, në Rrogozhinë.
“Është normale të na thërrasë prokuroria. Kam bërë një takim në Rrogozhinë unë dhe personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Kaq, a ke dijeni, pyetën”, tha Doshi.
Për zgjedhjet e pjesshme të 2023 i dënuar ka përfunduar kryetari aktual i bashkisë, Edison Memolla. Ai është shpallur fajtor nga Gjykata e Posaçme për korrupsion zgjedhor duke u dënua me 1 vit heqje lirie, por ka deklaruar se do të qëndrojë në krye të bashkisë deri në një vendim të formës së prerë.
Ndërkaq, i pyetur nga gazetarët nëse do të votojë apo jo për shkrirjen e SPAK, kreu i PSD përgjigjet: Asnjëherë. E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tanë edhe sot, edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK.
Doshi ka qenë deputet per disa mandate. Ndërsa gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021 dha dorëheqjen megjithëse fitoi e mandatin. Por për parlamentaret e 11 majit, ai ka konfirmuar se do të kandidojë serish në Shkodër.




