Subscribe

Lëkundjet e tërmetit në vendin tonë kanë vijuar dhe gjatë mbrëmjets së të dielës në orën 22:10 një termet 4.5 ballë i shkallës Rihter ka goditur vendin duke krijuar panik tek qytetarët.

 

Ndërkohë një lajm i rremë për një termet 6 ballësh rreth orës 23:30, i postuar në disa portale dhe në rrjetet sociale ka shkaktuar panik në rradhët e qytetarëve të cilët braktisën shtëpitë e tyre duke qëndruar në rrugë.

 

Shumë prej qytetarëve mbrëmjen e së dielës për shkak të frikës nga “termeti” i paralajëruar nga portalet kanë dalë jashtë kryeqytetit. Menjëherë pas publikimit të këtij Fakenwes, kanë reaguar të gjithë institucionet kryesore të shtetit duke bërë thirrje për qetsim qytetareve.

 

Në kuadër të këtij paniku, policia ka ndaluar dy gazetarët që publikuan lajmin e rremë dhe ka ngritur nëj grup të posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të autorësisë së këtij lajmi  që krijoi frikë e panik tek qytetarët.

 

Lëkundjet e termetit kanë vijuar dhe në orën 00:03 ku është regjistruar një termet i magnitudës 3.8 i shkallës rihter në Fushë-Krujë. Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 3 kilometra nga Fushë-Kruja dhe 21 kilometra nga Tirana.

 

Lekundja e fundit sipas IGJEUM eshte regjistruar ne oren 02:27, me magnitude 2.7 dhe ka pasur epiqender Detin Adriatik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *