Policia e Beratit ka arrestuar 5 persona pasi qëllonin me armë zjarri duke krijuar panik tek banorët. Mes të arrestuarve eshte edhe një femër, e cila kishte thyer masën e sigurisë se “arrestit në shtëpi”.

Policia shton se janë sekuestruar mbi 1600 fara kanabisi, tri kallashnikove, drogë, një motor i vjedhur, armë luftarake, si dhe një automjet fuoristradë me të cilin qarkullonin personat e arrestuar.

Aksioni i koduar me emrin ‘Panariti’ është zhvilluar gjatë natës, ku u rrehua zona dhe te dyshuarit janë mbajtur në vëzhgim me dylbi nate.

Agresoret, kur kanë parë policinë, kanë tentuar të largohen por janë kapur në një zonë të pyllëzuar.

Ata akuzohet për posedim droge, armëmbajtje pa leje, moskallëzim krimi, trafik të mjeteve etj.

Te arrestuarit jane Roada Dollani nga Berati e dënuar me pare per droge si dhe Daniel Daja, Mateo Shkurta, Ahmet Saraçi dhe Florian Mihaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *