Natë frike për portierin e kombëtares italiane të Paris-Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma , viktimë e një grabitjeje teksa ndodhej në shtëpi me partneren e tij në lagjen e 8-të të Parisit.
Sulmi ndodhi natën mes së enjtes dhe të premtes, sipas informacioneve nga faqja franceze Actu 17.
Sipas informacioneve të para, Donnarumma dhe partnerja e tij rane viktima të dhunës nga hajdutët që u larguan duke grabitur para dhe sende me vlere 500,000 euro .
Viktimat e grabitjes, pasi janë lidhur, arriten të arratiseshin duke u strehuar në një hotel luksoz që ndodhet jo shumë larg shtëpisë së tyre rreth orës 3:20 te mengjesit.
Stafi i hotelit ka lajmëruar më pas policinë dhe është kujdesur për çiftin, ende në tronditje.
Sipas burimeve franceze, Donnarumma dhe partnerja e tij, të dërguar në spital pas sulmit, u lidhën nga “disa persona” në banesën e tyre në lagjen e tetë të Parisit.
Policia gjyqësore e Parisit ka hapur tashmë një hetim për këtë çështje.