Subscribe

Disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të diele në Vorë.

 

Përplasja ka qenë e fortë, pasi, siç duket edhe nga pamjet e kapura nga gazetari i “Vizion Plus”, shihet se njëra prej automjeteve ishte duke ecur në kahun e kundërt të lëvizjes.

 

Shkaktar i aksidentit, ku u përfshinë katër automjete, ka qenë drejtuesi i “Benz”-it, i cili drejtohej nga një i moshuar. Ai ka dalë në krah të kundërt, duke u përplasur me mjetet e tjera.

 

Nga përplasja janë lënduar disa persona. Mirëpo, fatmirësisht, nuk kanë marrë dëmtime të rënda.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *