Dalja jashtë rrugë dhe përmbysja e një autobuzi në ishullin e Madeiras ka lënë pas një bilanc të tmerrshëm. Bëhet fjalë për vdekjen e të paktën 28 turistëve, të cilët sipas të dhënave të para janë të gjithë gjerman.

Agjencia shteterore portugezë e lajmeve “Lusa” sqaron se tragjedia rrugore ka ndodhur ne lokalitetin Quinta Splendita në Portugali.

Grupi me 55 turiste, shoqëruesi dhe shoferi ndodheshin në një hotel në Santa Cruz dhe do të transferoheshin në Funchal po në ishullin e Madeirës.

Nga të dhënat e para mësohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe më pas autobuzi ka përfunduar sipër një shtëpie anës rrugës.

Deri tani është konfirmuar vdekja e 11 burrave dhe 17 grave por bilanci mund të rritet pasi ka shumë të plagosur që janë në gjëndje të rëndë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *