Momente frikë të mëdha në shtëpinë e një noteri në Sarandë.

Sipas policisë, persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e 63 vjecarit me iniciale T.K., rreth orës 08:00 të mengjësit.

Autoret kanë lidhur familjaret dhe kanë detyruar noterin që ti japë një shumë të konsiderueshme parash, që llogaritet të jetë diku tek 20 milionë leke të vjetra.

Po ashtu  dy grabitësit e paidentifikuar kanë marrë edhe celesat e dy automjeteve dhe janë larguar.

Ende nuk ka asnjë gjurme të tyre ndërsa fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të plagosur.

 

 

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar shtetasi T. K., banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh.

Shtetasi T. K. nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *