Subscribe

Përgjakët aksi kombëtar Levan-Tepelenë.

 

Dy automjete janë perplasur me njeri-tjetrin në vendin e njohur si Buzmadh. Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të vdekur dy persona që udhëtonin në të njëjtin mjet.

 

Nga ngjarja janë plagosur katër persona të tjerë, njeri prej të cileve në makinën e viktimave dhe tre të tjerë në makinën tjetër/

 

Mjete e përplasja janë një Opel Zafira dhe një Ford.

 

Për momentin viktimat janë të paidentifikuara.

 

Fier

Informacion paraprak

 

Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”.

 

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *