E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tmerr/ Burri djeg gruan në mes të rrugës

Vdekje tragjike për nënën e tre fëmijëve në Francë. Ish-bashkëshorti i saj e dhunoi disa herë gjatë ecjes ditore dhe më pas e dogji të gjallë, sipas raportit të policisë franceze.

 

Ngjarja e tmerrshme ndodhi në lagjen Merignac , pranë aeroportit Bordeaux në Francën Jugperëndimore.

 

Reklamë

Referuar mediave të huaja, gruaja 31-vjeçare u ndoq nga ish-bashkëshorti 44-vjeçar. Më pas ai e dhunoi dhe i hodhi benzinë e i vuri flakën.

 

Ata ishin të ndarë, ndërsa fëmijët e tyre, të moshës tre, shtatë dhe 11 vjeç, jetonin me nënën e tyre.

 

Autori u arrestua i armatosur me një rrip të mbushur me municion, gjysmë ore pas vrasjes.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë