Subscribe

Instituti i statistikave publikoi shifrën më të fundit të popullisë në Shqipëri. Në një janar 2022 sipas INSTAT vendi numëron 2 milion e 793 mijë banorë, ose 1.3% më pak së janari i 2021. Kjo është rënia më e fortë e popullsisë në vite.

Tre janë arsyet e  këtij fenomeni, ritmet e larta të emgracionit, plakja e popullisë por edhe pandemia Covid 19 e cila ka përkeqësuar shëndetin e qytetarëve.

Ky është viti I pestë radhazi I tkurrjes së numrit të banorëve. Gjatë vitit që lamë pas, sipas INSTAT, për herë të parë shtesa natyrore e popullisë ishte negative, 3296 banorë më pak.

Numri I vdekjeve u rrit në mënyrë dramatike në 30 mijë të tillë nga 27 që ishtë në 2020. Kjo  shifër mendohet se ka si shkak pandeminë e koronavirusit.

Sa I përket numrit të lindjeve ai  arriti në 27 mijë, më rënie 2.8% në raport me një vit më parë.

I vetmi qark me shtëse popullsie  eshteTirana.

Shifrat e INSTAT paraqesin një tablo shqetësuese sa I përket numrit të emigratëve. Plot 42 mijë të tillë kanë emigruar, ndër numri të kthyerve mbetet I ulët në rreth 9200 të tillë.

Sipas të dhënave me të fundit Tirana, Durrësi dhe Fieri kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej.

Më 1 janar 2022 Tirana zë rreth 32,9 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë një nga qarqet më të populluara të vendit, ndjekur nga Durrësi dhe Fieri me nga 10 %.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *