E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tjetër vrasje në vendin tonë, ekzekutohet me thikë një person në Durrës

Një 65 vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit pas goditjes me mjete prerëse, ndersa i plagosur ka mbetur edhe i vëllai 63 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi  rreth orës 23:05, në Xhafzotaj të Shijakut.

Reklamë

Policia sqaron se shtetasit Fiqiri dhe Fadil Çalliku te moshave 65 dhe 63 vjeç, përkatesisht vëllezër, të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti çasti me nje person tjeter ende i paidentifikuar jane  dëmtuar me mjet prerës.

Si pasojë e plagëve të marra Fiqiri Çalliku, 65 vjeç ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës, ndersa i vëllai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje, me qellim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./VIZION PLUS/

Vazhdo të lexosh

Reklamë