E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tjetër vatër zjarri në Lurë, digjen 10 ha me pemë halore

Nga Dritan Kurti

Pasi është bërë e mundur që të vihet nën kontroll vatra e zjarrit në fshatin Gurë-Lurë, një tjetër vatër është aktivizuar këtë të enjte.

Zjarri është shfaqur në vendin e quajtur “Maja e Bakullimës” e cila është e veshur me pemë halore.

Reklamë

Mësohet se janë djegur mbi 10 ha kullotë dhe pyje halore. Teksa flakët vijojnë të jenë shumë aktive dhe të djegin çfarë iu del para, terreni i thepisur me shkëmbinj që herë pas here shkëputen, e bën të vështirë fikjen e zjarrit.

Në terren janë të angazhuar punonjës MZSH-se, punonjës të AdZM Dibër, punonjës të Drejtorisë së Bujqësisë e Pyjeve të Bashkisë, punonjës të Njësisë Administrative Lure si dhe vullnetarë. Temperaturat e larta dhe era e fortë po favorizojnë përhapjen e zjarrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë