Rikthehen sërish tensionet mes Greqisë e Turqisë. Autoritetet greke raportojnë se një anije patrullimi e rojës bregdetare turke ka përplasur një anije të rojeve bregdetare greke që u ankorua në ishullin e Imisë në Egje.

Mediat shkruajnë se nuk ka të lënduar, por anija greke është dëmtuar.

Athina kryen patrullime të shpeshta në ishujt Imia, por Ankaraja kundërshton duke pretenduar cenimin e sovranitetit.

 

Incidenti vjen në një kohë që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar Greqinë, Qipron dhe kompanitë ndërkombëtare që eksplorojnë gazin në Mesdhe, të mos “dalin jashtë linjës” dhe të mos i shkelin të drejtat e Turqisë.

Konflikti për ishujt ka nisur që në vitin 1996, dhe pavarësisht negociatave të BE, ende nuk është gjetur një zgjidhje e pranueshme nga Ankaraja dhe Athina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *