E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tjeter i plagosur në minierë, në total 5 të vdekur gjate këtij viti

Një tjetër plagosje në sektorin minerar u shënua paraditen e kësaj të premteje në një nga galeritë e kromit në zonën e Martaneshit.

 

Reklamë

53 vjeçari me inicialet N.L, është plagosur në frontin e punës në galeritë e Batrrës në zonën e Martaneshit.

 

Ai është tranportuar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Burrelit, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkaq, ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes.

 

5 muajt e parë të këtij viti kanë shënuar një numër rekord aksidentesh në galeritë e kromit, ku pasojet me vdekje kanë qenë në 5 minator.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë