Ankaraja zyrtare vijon goditjen ndaj mediave opozitare në Turqi. Autoritetet kanë kërkuar arrestimin e nëntë gazetarëve dhe kryeredaktorëve të gazetës Cumhyrriet. Mes tyre janë emra të njohur të gazetarisë turke. Ndalimi i gazetarëve vjen pas prangosjes së kryeredaktorit të të njëjtës gazetë, Murat Sabunçu, i fundit nder gazetaret e njohur qe punojnë ne ketë gazete e qe po hetohen. Sabunçu u arrestua ne Stamboll. Kontrolle jane kryer gjithashtu ne shtëpitë e punonjësve te gazetës. Gazetarët dyshohen te kenë lidhje me klerikun qe jeton ne SHBA, Fetullah Gylen, qe shihet si orkestrues i grushtit te dështuar, por edhe me militante te partisë se Punëtorëve të Kurdistanit. Arrestimi erdhi pak kohë pas mbylljes se 15 agjencive mediatike dhe shkarkimit te me shume se 15 mije punonjësve te sektorit shtetëror. “Cumhuriyet” është gazeta më e vjetër shekullariste në Turqi dhe një nga te paktet zëra kritike te opozitës. Ish-kryeredaktori i saj, Can Dundar dha dorëheqjen në muajin gusht, pasi u dënua me 5 vite burg për zbulimin e sekreteve shtetërore në lidhje me operacionet e Turqisë në Siri. Dënimi i tij u kritikua nga grupet qe mbrojnë te drejtat e njeriut dhe ai besohet te jete larguar nga vendi, pasi u la i lire ne pritje te Apelit. Ndaj presidentit Erdoan janë shtuar kritikat se po shfrytëzon gjendjen e emergjencës per te detyruar kundërshtaret te heshtin. Qe nga korriku janë shkarkuar, apo pezulluar nga puna 110 mije persona, ndërsa janë arrestuar 37 mije.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *