E martë, 29 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tjetër ditë e rëndë në Maqedoninë e Veriut/ 5 viktima dhe 175 të prekur sot me COVID

Maqedonia e Veriut vijon të shënojë numër të lartë viktimash dhe të infektuarish me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 175 të prekur dhe 5 persona kanë ndërruar jetë.

Viktimat janë 3 në Shkup, 1 në Prilep dhe 1 në Gostivar. Ndërkohë, Shkupi ka regjistruar 131 raste të reja, ndersa Kumanova 24.

Në total, deri më tani, në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 169 persona, ndërsa mbi 3 mijë janë infektuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë