Subscribe

141 persona janë konfirmuar positive me Covid19 ne Shqiperi gjate 24 oreve te fundit. Ministria e Shendetesise tha se nga e marta ne te merkure jane kryer 625 testime.

Shifra e te prekurve ditore mbetet ende goxha e larte, ne shifra rekord, e njejte sikurse ajo e nje dite me pare.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, nga 14 raste Shkodër, Krujë, 12 në Lezhë, 9 në Vlorë, 7 në Durrës, 5 në Lushnje, nga 4 raste në Kurbin, Elbasan, Klos, nga 3 raste Korçë, Divjakë, nga 2 raste, Kavajë, Berat, Kamëz, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Vau i Dejës, Selenicë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3552, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

COVID-19 – Statistika (12 Gusht 2020)

Testime totale            47676

Raste pozitive              6817

Raste të shëruara         3552

Raste Aktive                3057

Humbje jete             208 (Qarku Tiranë 102, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1678

Durrës                   367

Shkodër                263

Fier                       126

Lezhë                             119

Vlorë                              115

Korçë                             102

Kukës                   91

Elbasan                 73

Berat                    51

Dibër                    39

Gjirokastër            33

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *