E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Tiranës i shtohen banorë të rinj, pesë qytetarë betohen para Veliajt pas marrjes së shtetësisë shqiptare

Pesë qytetarë u betuan sot pas marrjes së shtetësisë shqiptare në Bashkinë e Tiranës. Erion Veliaj, i uroi atyre sukses dhe i ftoi të bëhen pjesë e energjisë së kryeqytetit.

“Ju uroj shumë sukses dhe ju falënderoj që bëheni pjesë e asaj që ne e quajmë ‘Skuadra Shqipëria’ ose ‘Skuadra e Tiranës’. Në qoftë se të tjerët poshtë pemës së vitit të ri kanë dhurata të ndryshme, ju do të keni shtetësinë e re”, tha Veliaj.

Reklamë

Kryebashkiaku tha se qytetarët e rinj duhet ta konsiderojnë veten si pjesë e misionit për transformimin e Tiranës.

“Ky është një vit i veçantë për Tiranën, duke qenë se lë stafetën e presidencës së rrjetit të bashkive të Ballkanit, dhe merr titullin kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025. Kjo të thotë se për shumë prej jush, do të ketë një mundësi fantastike për t’u përfshirë në jetën e qytetit, për të qenë të angazhuar, për të sjellë ndoshta idetë dhe kontributet tuaja në këtë mision për Tiranën”, tha kryebashkiaku.

Qytetarët e rinj të Tiranës u shprehën të lumtur për marrjen e shtetësisë shqiptare./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë