E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tiranë/ Theu urdhrin e vetëkarantinimit, gjobitet me 700 mijë lekë

Një qytetar i kthyer në Shqipëri nga vendet e prekura me koronavirus është gjobitur me 700 mijë lekë të reja, pasi ka dalë nga banesa dhe ka thyer rregullin e vetëkarantinimit të detyrueshëm.

 

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale K. B., banues në Tiranë. Ai ka hyrë në territorin shqiptar më datë 11 mars të këtij viti.

 

Reklamë

Ai u konstatua në rrugë nga strukturat e Policisë dhe u ndëshkua me gjobë.

 

Në të gjithë vendin janë gjobiur me 10.000 lekë, 65 shtetas, të cilët lëvizin në këmbë apo me biçikleta, pa arsye apo emergjencë, njëri prej të cilëve u shoqërua në komisariat dhe u procedua penalisht për kundërshtim të urdhrit të punonjësit të Policisë.

 

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 76 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit. Ata janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë