Sociale
Tiranë/ Rruga “Derhemi me rrjet të ri ujësjellësi, rritet cilësia e shmangen humbjet

Banorët e rrugës “Derhemi” në Njësinë Nr.8 në kryeqytet do të kenë furnizim më të mirë dhe më cilësor me ujë të pijshëm.
Ekipet Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, pasi kanë përfunduar shtrirjen e linjës së re, kanë vijuar investimin për shtrirjen e rrjetit në çdo hyrje shtëpie dhe pallati.
Reklamë

Nëpërmjet këtij investimi po bëhet zëvendësimi i tubave të vjetër dhe të amortizuar me një material cilësore, çka do të shmangin humbjet në rrjet por edhe defektet e herëpashershme.
“Vazhdon investimi në rrjetin e ri të ujësjellësit në rrugën “Derhemi. UKT vazhdon planin për të kryer investime dhe ndërhyrje në çdo zone të kryeqytetit”, shkruan UKT në faqen e saj në rrjetin social facebook.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




