E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tiranë/ Përshtatën qendrën e masazhit për prostitucion, arrestohet menaxheri, në kërkim pronari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga menaxherin e një qendre mesazhi në kryeqytet, një 28-vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i kësaj qendre, E. Sh., 23 vjeç.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata rekrutonin femra përmes rrjeteve sociale, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronin ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale.

Reklamë

Klientët e kësaj qendre bënin pagesa për dy shërbime dhe përfitimet ndaheshin ndërmjet administratorit dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.

Po ashtu, u proceduan penalisht edhe 4 shtetase të punësuara në këtë qendër, për veprën penale “Prostitucioni”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë