100 muxhahedine kanë mbërritur mbrëmjen e së premtes në Tiranë, nga kampi “liria” i Irakut. Gjatë ditëve në vijim pritet të vijnë një numër i konsiderueshëm prej tyre, por shifra e saktë nuk bëhet e ditur nga Ministria e Brendshme. Të gjithë muxhahedinët e mbërritur në vendin tonë do të vendosen në apartamentet të cilat janë marrë me qira në periferi të Tiranës. Organizata Botërore për Mbrojtjen e Refugjatëve, ashtu si edhe UNHCR-ja, kanë marre përsipër strehimin muxhahedinëve dhe pagesat mujore të tyre. Vendosja në Shqipëri është pjesë e marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qeverisë shqiptare, e miratuar gjatë vizitës së sekretarit të shtetit John Kerry në Tiranë gjatë muajit shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *