Ministria e Infrastruktures ka reaguar lidhur me vendimin e arbitrazhit që qeveria shqiptare ka humbur me kompaninë që ndertoi rrugen Tiranë-Elbasan.

 

Sipas ministrisë, kontrata është lidhur ne vitin 2012, kur në qeveri ishte partia demokratike, e cila e konceptoi ate shtrembër që në gjeneze.

 

Me pas stafeten e saj e moren ministrat e LSI per te kthyer kete kontrate ne nje afere ne disfavor te shtetit. Abuzimet sipas ministrise dolen ne pah ne vitn 2018 pas disa auditimeve te kryera dhe u shoqeruan me arrestimin e disa zyrtarve.

 

Vendimi i fundit i arbitrazhit vërteton dhe njëherë se ndryshimet e njëpasnjëshme në këtë projekt, sipas oreksit të ministrave dhe drejtorëve që ndërroheshin dhe i përkisnin LSI, të ndjekur penalisht për shkeljet e kryera, do pasoheshin me faturë financiare për shqiptarët.

 

Ministria e mbyll qendrimin e saj duke thenë se  balta politike, që hidhet çdo ditë nuk mund të mbulojë, as neglizhencën e theksuar dhe as korrupsionin galopant të baltëhedhësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *