Subscribe

Pas rrugës së kombit, Tiranë-Elbasan pritet  të jetë rruga e dytë me pagesë. Ndonëse ende nuk ka një afat se kur do të konkretizohet kjo nisëm, qeveria duket se po bëhet gati që mirëmbajtjen e saj ta kryeje nga pagesa e përdoruesve. I vetdijshëm që  kjo nismëm nxit debat dhe diskutim, për ministrin e Damian Gjiknuri, të mirat publike duan kontributin e të gjithëve.

 

“Unë sa të jem ministër do të mbrojë fort idenë se ka ardhur koha që përodruesit të pagujnë për mirëmbajtjen. Kur të vijë momenti që rruga Tiranë-Elbasan të bëhet me pagesë do të interesohemi që të jetë edhe rruga alternative ajo nga Krraba në kushtet për qarkullim. Mund tju them se ne se për mirmbajten na nevojiten 50 mln dollarë në vit, ndërsa ne finacojmë pak më pak se 30mln. Pra kemi një boshllëk prej 20 milion dollarësh që ose do ja heqim buxhetet ose do të duhet të pagujanë kalimatërt.”

 

Duke raportuar në komision mbi situatën në këtë segment rrugor, ministri dha një afat të fundit të përfundimiut të saj për 13 kilometrat e mbetura.

 

“Në kushtet në të cilat jami, me parashikimet që kemi berë mendoj se deri në fund të vitit rruga do të përfundojë. Mund të mbeten gjëra të vogla të pambyllura por rruga do të jetë e hapur për shoferët.”

Përfudnimi i punimeve do të realizohet me një kredi të marrë nga OPEC prej 16 mln dollarë. Në këtë mënyrë shkon në 450 milion dollar kostoja totale e kësaj rruge, që për kreun e komisionin Erjon Brace ka nevojë të hetohet deri në fund.

 

“I bëj një apel prokurisë që të përshpejtojë hetimet për këtë segment rrugor. Tejkalimi i kostos me 44% nga projekti fillestar ka nevojë që të marrë një përgjigje ligjore.” 

 

Parashikimi fillestar i projektit Tiranë-Elbasan ishte 312 milion dollarë, por kostoja deri më tani ka shkuar në 450 milion, pa përfshirë dhe interesat e kredive.

 

Ky është segmenti rrugor që mund të shënojë një rekord pasi po kërkon afro një dekatë për të përfunduar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *