E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Sociale

Tiranë, banorët e Kinostudios me rrjet të ri ujësjellësi

Banorët e zonës së Kinostudios në kryeqytet nuk do të kenë më probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Pas shtrimit të linjës së re të furnizimit me ujë në rrugën “Kahreman Ylli”, banorëve të kësaj zone iu mundësuan edhe lidhjet e reja me rrjetin e ujësjellësit.

 

Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, u mundësua përfundimi në kohë i investimit, i cili ofron një shërbim më cilësor për rreth 5 mijë banorët e kësaj rruge.

 

Reklamë

Grupet e punës të UKT u kujdesën për çdo detaj, duke bërë shpërndarjen e furnizimit me ujë në godinat e banimit sipas kontratave të lidhura me Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

 

Gjatë ditëve të fundit, UKT ka ndërhyrë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të krijuar në çdo cep të Tiranës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë