E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tiranë, arrestohet me kokainë pronari, procedohen tre të tjerë

Një 44 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi në lokalin që ai kishte në pronësi kishte përshtatur ambiente për përdorimin e kokainës.

 

Sipas policisë i ndaluari është shtetasi me iniciale R.P. të cilit i është gjetur një sasi prej 13.4 kg kokainë. Gjithahstu janë proceduar në gjendje të lirë dy punonjësit e lokalit si dhe një klient.

 

Reklamë

Aksioni i policisë është kryer në rrugën ‘Medar Shtylla’ aty ku ishte subjekti i Rikardo Pucit. Policia ka përdorur edhe qenin antidrogë për të gjetur kokainën e cila ishte shpërndarë në dy qese në tavolina të ndryshme.

 

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar drogë, 4 celularë si dhe një sasi parash.

Vazhdo të lexosh

Reklamë