Forcat e policisë kanë arrestuar një person në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë i cili bëri lëvizje të dyshimta me makinë në momentin që konstatoi që afër tij ishte një patrulle e uniformave blu.

 

Gjatë kontrollit e ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi B. H., Policia sekuestroi armë zjarri, fishekë luftarakë, armë të ftohta, kokainë e kanabis, një sasi e madhe parash, bllokues valësh të celularëve, karta bankare e sende të tjera.

 

Më konkretisht u sekuestruan:

 

 

– 1 armë zjarri tip pistoletë e markës Glock, me 16 fishekë;

– një sasi prej 1.8 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë;

– 4.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, në formë cigareje;

– 3 thika, 2 me hapje dhe 1 në formë stilolapsi;

– 4 celularë dhe një bllokues valësh celulari;

– një sasi prej 2 765 000 lekësh të reja;

– disa çelësa automjetesh dhe karta banke.

 

 

Për këtë arsye u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 38 vjeç, banues në Tiranë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *