Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton qytetarët se në zonën e Kombinatit ditën e sotme, e premte, 15 prill do të ketë kufizim të furnizimit me ujë të pijshëm deri në orën 18:00. Kjo ndërprerje vjen si pasojë e punimeve që po kryhen aktualisht në rrjetin e ujësjellësit pranë Mbikalimit të Unazës së Re.




