E premte, 9 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tirana, qyteti me më shumë të infektuar/ Frikëson Kurbini, 12 raste të reja në 24 orë

Tirana qëndron në vend të parë për numrin e të infektuarve me koronavirus në vendin tonë. Në kryeqytet ka 253 të prekur, ndërsa këtë të hënë u konfirmuan vetëm dy raste të reja.

Reklamë

Pas Tiranës, qëndron Shkodra me 99 raste. Njësoj si Tirana, edhe Shkodra shënoi një numër të ulët rastesh të reja krahasuar më disa ditë më parë, vetë, tre të tilla.

Reklamë

Në vendin e tretë qëndron Durrësi me 42 raste. Në 24 orët e fundit aty nuk është regjistruar asnjë i infektuar i ri.

Ndërkohë, rastet në Kurbin po shtohen frikshëm. I futur vetëm tre ditë më parë në listën e qyteteve të infektuara, Kurbini këtë të hënë shënon 19 raste. Në 24 orët e fundit u shtuan 12 të prekur.

Problematike duket situata edhe në Krujë. Këtë të hënë u shënuan pesë persona të rinj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë