E enjte, 1 Tetor 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Tirana përgatitet për merkaton/ Halili: Dera e hapur për Alban Hoxhën dhe Ilir Dajën

Ndonëse titulli nuk është zyrtarizur akoma, ekipi i Tiranës ka filluar që tani të mendojë përforcimet  për sezonin e ardhshëm. Emrat me te lakuar janë portieri Alban Hoxha dhe tekniku Ilir Daja. Presidenti i bardhebluve Refik halili thotë se dera është e hapur për të dy.

Reklamë

Ndryshe nga presidenti, trajneri i Skënderbeut ishte kategorik në lidhje me të ardhmen. Për Dajën ka më shumë rëndësi përgjigja që do të vijë nga Lozana në Gjykatën Supreme për të vendosur më pas se cila do të jetë e ardhmja e tij dhe e Skënderbeut.

Ndërkohë, pavarësisht se tekniku i Tiranës Egbo është duke bërë një punë të mirë në sezonin aktual, drejtuesit bardheblu janë duke menduar për një trajner me më shumë eksperiencë për Europën. Për këtë arsye nigerianit duket se nuk po i ofrohet rinovimi i kontratës në pozicionin e kryepankinës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë