Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Barazim spektakolar mes Lazios e Milanit

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes dhe perëndimit

U “zhduk” para syve të policisë, dalin pamjet nga...

Gjykatësi amerikan: Trump ka shlelur ligjin me vendimin për...

Zelensky shpreh gatishmërinë për tu takuar me Putin në...

Aksident në Selenicë, makina del nga rruga dhe përplaset...

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në derbi kundër...

“Territorialja”, Rama zbardh çfarë u diskutua pa kamera në...

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, Çuçi: U diskutua...

Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në Ukrainë do...

Tirana për 3 ditë me radhë qendra e Inovacionit të Ballkanit Perëndimor/ Veliaj: Të rinjtë, e ardhmja pa barriera e rajonit tonë

22 Nëntor 15:41

Për 3 ditë me radhë Tirana është kthyer në qendrën e Inovacionit të Ballkanit Perëndimor, ku 200 sipërmarrës të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Serbia organizuan konkursin më të madh pjesë e sfidës globale të TechStars Startup Weekend. Gjatë sfidës 3-ditore mentorët dhe ekspertët që përfaqësojnë disa nga kampionët e industrisë mbështetën sipërmarrësit në sfidat e tyre për të ndërtuar zgjidhje dhe për të bashkëpunuar në një mjedis konstruktiv.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, gjatë dhënies së çmimit ekipit “Biovir” që u shpall fitues i kësaj gare, ka deklaruar se të rinjtë me idetë e tyre inovative janë sot e ardhmja e Ballkanit pa kufij.

 

“Kur shumë njerëz flasin për atë që quhet “Ballkani i hapur”, ose “Ballkani pa kufij”, “Ballkani 2030”, në fakt e vetmja gjë që kam parasysh, është kjo fotografi, sepse kjo është pjesa më e mirë e Ballkanit nga gjithë gjindja jonë kudoqoftë, në Tiranë, në Prishtinë, në Podgoricë, në Shkup, në Beograd, në Sarajevë, kjo është pjesa më e mirë e Ballkanit. Nëse ne duam të bëjmë një shoqëri të hapur në lagjen tonë, në komshillëkun tonë, kjo është pjesa që mund ta bëjë më mirë, çuna dhe goca që kanë idetë, që kanë inovacion, që bashkëpunojnë pa paragjykim dhe që mund të çojnë përpara aspiratat që një brez përpara nesh nuk mund ta bënte dot,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

 

Nga ana tjetër kreu i Bashkisë tha se Tirana sot po ecën me një hap me teknologjinë digjitale duke projektuar drejt saj dhe investime të mëdha.

 

“Ne për herë të parë kemi vendosur që pronën më të rëndësishme në Tiranë, që është Piramida e Tiranës, ta transformojmë në shkollën më të madhe digjitale në Ballkan. Ne kemi filluar në fakt projektin “Tumo” në stadiumin “Arena Kombëtare”, ndërkohë që na duhet të bëjmë gati Piramidën ekzaktësisht një vit nga sot kur do ta hapim për të kaluar nga 1 mijë në 5 mijë nxënës që çdo ditë do të kenë mundësi për të punuar me virtual reality, mix reality, robotics, megatrons dhe gjithë ato që ne themi janë gjuhët e të ardhmes,” deklaroi ai.

 

Veliaj ftoi të rinjtë shqiptarë por dhe ata ballkanas të bëhen pjesë e eventeve të Kryeqytetit Europian të Rinisë në Tiranë vitin e ardhshëm.

 

“Për 40 ditë Tirana do jetë “European Youth Capital 2022”. Kështu që, nëse keni një ide, nëse keni një aktivitet që doni të organizoni dhe keni nevojë për dikë që t’ju mbështesë qoftë edhe financiarisht, Bashkia e Tiranës do jetë këtu për 1 vit ku jemi “Kryeqyteti Europian i Rinisë” me 1 mijë aktivitete nga 1 janari deri më 31 dhjetor. Kështu që, ftesa është e hapur, na përdorni, përdoreni këtë qytet dhe ne do jemi shumë të lumtur që t’ju shohim gjatë gjithë 2022-it teksa jemi “European Youth Capital””, e mbylli kryebashkiaku fjalën e tij.

 

Konkursi Techstars Startup Weekends Balkans mbështetur nga BERZH dhe organizuar në Tiranë nga Ofiçina, u fokusua në sfidat që kanë të bëjnë me energjinë, kripto & blockchain, siguria kibernetike, telekomunikacion, turizëm dhe AgriTech, financa dixhitale si dhe e-commerce.

 

Lista e plotë e fituesve:

BIOVIR – 1 week bootcamp in a European Startup Hub
3R SHKODRA – Custom Website, 1 year hosting service, 1000 euros coupon from Amazon
TESLA PROJECT – Paid trip to the next Startup Conference in EU
HAPEN AGENCY- Shell Energy Prize- Providing Technical Support
CASPER SCOOTER – Advisory Services from EBRD Team
THE SOLVERS – Participation in an incubation program in a regional western Balkan hub

Posted Under:
Inovacion Kryesoret Shkencë Teknologji Vendi
Tagged:
Ballkan Inovacion Te Rinj Veliaj

Nga e njëjta kategori

U “zhduk” para syve të policisë, dalin pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi

më shumë...

“Territorialja”, Rama zbardh çfarë u diskutua pa kamera në Gjirokastër

më shumë...

Rama për pagat e gjyqtarëve: Ja sa do t’i kushtonte buxhetit nëse ministri i Financave do të shkonte pas berihajit të kësaj vendimmarrjeje ekstra-parlamentare

më shumë...

Rama reagon pas protestës për Muzeun Hebraik në Vlorë: Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko Pijanikun

më shumë...

One thought on “Tirana për 3 ditë me radhë qendra e Inovacionit të Ballkanit Perëndimor/ Veliaj: Të rinjtë, e ardhmja pa barriera e rajonit tonë”

  1. shkurt 2014 says:
    December 14, 2021 at 5:33 pm

    Edhe kyte lalin e fiqve ta kene kujdes SPAK,nga shites fiqsh u be nji oligarke i tmershem,rrencak,mashtruese hajdute,ipa gjykuar per vrasjen e te miturit Ardit gjoklajt.kohet e fundit lali eri e banditet e tije spo lene para pa pastruar te hajdutve e mafizve.Prandaj ju zotrijte e SPAKUT kujdesuni pake me shume lali erin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:08

Barazim spektakolar mes Lazios e Milanit

7:57

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes...

7:40

U “zhduk” para syve të policisë, dalin...

7:26

Gjykatësi amerikan: Trump ka shlelur ligjin me...

7:20

Zelensky shpreh gatishmërinë për tu takuar me...

6:59

Gjykata e Vlorës i jep fund bojkotit:...

6:51

Aksident në Selenicë, makina del nga rruga...

6:17

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në...

6:16

“Territorialja”, Rama zbardh çfarë u diskutua pa...

6:11

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, Çuçi:...

6:07

Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në...

5:41

Si ta nisni ditën pa stres

5:25

Statistikat dhe formacionet! Çfarë duhet të dini...

5:13

Aksident në afërsi të Shupenzës në Bulqizë,...

4:45

Kishte bërë plan t’i bënte “pritë” Ramës...

4:37

Arda Guler “shpërthen” në “La Liga”, rekordmen...

4:13

Rama për pagat e gjyqtarëve: Ja sa...

3:59

Stuhi shiu në Elbasan, uji vërshon në...

3:54

Ftesë e veçantë për Salah, Erdogan kërkon...

3:52

Harry kane flet për të ardhmen, lajmi...

Më të klikuarat

  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush është Gentian...
  • Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet në BE
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.