Tirana dhe disa qytete të Shqipërisë janë përfshirë prej mëngjesit të ditës së sotme nga një mot i paqendrueshëm.

Reshjet me intensitet të lartë të shiut dhe ra e fortë kanë “paralizuar” disa nga qytete e vendit.

Ndërkohë që edhe Tirana prej disa orësh ndodhet nën pushtetin e motit të keq, çka ka sjellë rëndim të trafikut si dhe ka vështirësuar edhe lëvizjen e qytetarëve në rrugë për shkak të ujërave.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Facebook ju bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë ditës së sotme dhe nesër për shkak të motit të rëndduar.

Ndërsa fton qytetarët që kanë nevojë për ndihmë të raportojnë çdo problem në aplikacionin “Tirana Ime”.


Postimi i Veliajt:

Sot pasdite dhe nesër parashikohet mot i rënduar, me erë dhe reshje. 🌧☔️

Ju lutem 🙏🏻, shmangni lëvizjet jo emergjente në orët në vijim dhe për çdo problematikë raportoni te aplikacioni “Tirana Ime” ose 📲 telefononi 1️⃣1️⃣2️⃣.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *