E diel, 18 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tirana në kaos, Kikia: E dhimbshme, imazhe të tilla na kthejnë pas në kohë, krijojnë ankth te njerëzit

Analisti Mentor Kikia, në një lidhje me edicionin maratonë të lajmeve në Vizion Plus, të moderuar nga Roland Zili, ka komentuar situatën që po ndodh në Tiranë.

Kikia tha se është një situatë me të cilën Shqipëria është përballur edhe më parë, e cila, sipas tij, krijon ankth te qytetarët.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Zili: Si e shikon këtë që po ndodh?

Reklamë

Kikia: Ajo që shohin të gjithë, një situatë që padyshim për ne që i përkasim brezit të mesëm, si qytetarë dhe si gazetarë që kemi përjetuar vitet 1997-1998, imazhe të tilla na kthejnë pas në kohë dhe padyshim që krijojnë një situatë ankthi edhe në aspektin njerëzor.

Ajo që po ndodh është dëshmi tashmë e një përballjeje, e cila nuk ishte një flakë kashte që mund të zgjaste një apo dy ditë, siç kanë ndodhur rëndom protestat me sfond agresiv, të cilat i kanë organizuar më herët opozitat politike në Shqipëri, si socialistët ashtu edhe demokratët në opozitë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.