Jemi në prag të festave dhe Bashkia e Tiranës ka bërë përgatitjet e fundit për tju ofruar qytetarëve të saj ambjente dhe atmosferë sa më festive.

 

Për të folur më shumë rreth projekteve të bashkisë për këtë fundvit në edicionin qëndror të lajmeve ka qenë drejtoresha e promocionit, Julinda Dhame.

 

Drejtoresha Dhame fjalën e saj është shprehur se për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm për të ato që vijnë të festojnë festat në kryeqytet, Bashkia ka përgatitur koncert për të gjithë. Nata e Krishtlindjeve dhe nata e ndryshimit të viteve do të ketë koncert me emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare, kërcime të ndryshme.

 

Natën e ndërrimit të viteve bashkia ka organizuar edhe spektaklin e fishekzjarreve, ku sdo të ketë më nevojë për fishekzjarre të tjera.

 

Gjithashtu në fjalën e saj në edicionin qëndror të lajmeve drejtoresha e promocionit në bashkinë e Tiranës është shprehur se tashmë qytetarët e Tiranës kanë dhe një mundësi tjetër për tu argëtuar, është Pazari i Toptanëve te kalaja e Tiranës.

 

“Ky është një Pazar ndryshe nga ai i vjetri i Tiranës, ofron shërbime të ndryshme ka një hotel shumë interesant dhe të bukur që është investuar dhe ofruar nga familja Toptani dhe një ambjent interesant për tu vizituar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *