Subscribe

Tirana ka nënshkruar një marrëveshje me Xhenovan, për objektivat e 2030 si dhe rritjen e bashkëpunimit midis qyteteve. Erion Veliaj theksoi se Tirana është një nga qytetet model, i cili brenda një kohe te shkurtër ka avancuar ne çështjet mjedisore.

 

Erion Veliaj: “Së pari, jam shumë krenar për Tiranën, për atë që kemi arritur sot: të qenit një nga qytetet model, i cili në një kohë shumë të shkurtër ka bërë përparimin më të madh kur vjen puna për mbjelljen e pemëve, krijimin e korsive të biçikletave, vendosjen e biçikletave të përdorshme nga të gjithë, testimin e autobusëve elektrikë që po i fusim si flotë këtë vit, apo shumë prej ndërtesave, të cilat i kemi veshur me kapotë, për të ulur shpenzimet e energjisë”.

 

Kryebashkiaku nënvizoi se rezultate te tilla qe vlerësohen ne te gjithë Europen, janë edhe merite e qytetarëve.

 

“Në kaq pak kohë të arrish kaq shumë dhe të vlerësohesh në të gjithë Europën është e gjithë merita e qytetarëve të Tiranës. Do të thotë se kur punojmë bashkë mund të ndryshojmë mentalitetin, mund ta lëmë histerinë mënjanë, të lëmë sherret me njëri-tjetrin dhe të fokusohemi në projekte që realisht rritin cilësinë e jetës”

 

Sipas Erion Veliajt përtej bindjeve politike, sot ndryshimet qe ka pësuar kryeqyteti janë te dukshme. Ai gjithashtu shtoi se nëse te gjithë do te bashkëpunojnë si një familje edhe 4 vitet e ardhshme do te jene një histori suksesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *