Tirana, po mirëpret përherë e më shumë turistë të huaj të cilët zgjedhin të shijojnë bukuritë dhe atraksionet turistike tashmë jo duke qëndruar vetëm një ditë, por edhe më shumë.

 

Turistët e huaj që gjenden në Tiranën gjatë këtyre ditëve janë nga vende të largëta si Skocia, Polonia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjë kjo e cila vërteton se tashmë kryeqyteti është një pikë kyçe e itenerareve turistike për këta turistë.

 

Grupet e turistëve i gjen kryesisht tek sheshi “Skënderbej”, te “Kalaja e Tiranës” dhe te “Pazari i Ri” i cili tashmë është një vend mjaft i frekuentuar, pasi turistët e huaj aty mund të shijojnë dhe gatimet  tradicionale shqiptare.

 

Turistët nga Skocia, Polonia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara në përshtypjet e tyre veçojnë mikpritjen, si dhe vendet të cilat tregojnë historinë dhe vlerat e popullit tonë. Gjithashtu ata veçojnë dhe kuzhinën tonë tradicionale si mjaft të shijshme, natyrisht dhe ccmimet e favorshme.

 

Ata gjithashtu shprehen të bindur se do rikthehen sërish pasi Shqipëria ofron shumë gjëra për t’u eksploruar dhe shijuar nga ana e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *