E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Tirana bëhet gati për Laçin/ Dede: Jemi të bashkuar të synojmë fitoren 

Tirana duhet të harrojë sa më shpejt humbjen në derbi, pasi nesër pret një kundërshtar jo shumë të lehte si Laçi. Mëngjesin e kësaj të diele tekniku i skuadrës Nevil Dede u shpreh se skuadra është e bashkuar.

 

Reklamë

“NEVIL DEDE

TRAJNERI I TIRANËS

Patëm një rezultat jo të mirë që nuk e prisnim. Pavarësisht kësaj n ë do të shi8kojmë përpara dhe vetëm kështu ne mund të jemi ata që duhet të bëjnë më të mirën për klubin, nga unë dhe te skuadra. Me pak fjalë do them se grupi është i bashkuar dhe në harmoni.”

 

Dede bëri dhe një koment për kurbinasit ndërsa tha se kurrsesi nuk do të kënaqej me një pikë.

 

“Për Tiranën nuk është e mjaftueshme asnjëherë barazimi. Për tifozët tanë, duhet gjithmonë më shumë gola. Ne luajmë gjithmonë për fitore. Tirana ka organikë për të mposhtur çdo skuadër në Superiore. Laçi është një ekip shumë i fortë, ka vite në Superiore janë gjithmonë më shumë konkurrues dhe të hapin vështirësi.”

 

Ndërkohë, nesër Teuta do të pres Partizanin në një ndeshje direkte për vendin e dyte në klasifikim.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë